Policia gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, respektivisht nga ora 18.00 deri në orën 02.00 pas mesnate ka sanksionuar 12 motoçiklistë pasi të njëjtit kanë organizuar gara ilegale në territorin e Shkupit. MPB njofton se janë konfiskuar përkohësisht tre motoçikleta.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni është realizuar nga Sektori për trafik rrugor pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me repartin për siguri të rrugëve pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.