Ndonëse akoma nuk ka nisur gara për zgjedhjet lokale dhe po bëhen pregaditjet e para për të nisur një garë ku kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre politike para qytetarëve për të fituar besimin e tyre, duket se një garë akoma më e ashpër do të bëhet në komunën e Çairit pasiqë në këtë komunë krahas kandidatëve që do nxjerin partitë politike, Zhurnal.mk mëson se do ketë edhe kandidat të pavarur në garë.

Ndonëse gara për zgjedhjet lokale edhe në zgjedhjet e kaluara në Çair ka qenë mjaft e ashpër, shumica e opinionistëve janë shumë skeptik se dikush si i pavarur do të mund të merr mbështetjen e popullatës.

Kjo për faktin se për momentin në skenën politike ka mjaft subjekte politike në Maqedoni që do i futen garës për të parin e Çairit ndërkohë që beteja do jetë mjaft e ashpër pasiqë forca do të matet aty si një nga komunat e vetme shqiptare në kryeqytet.