Si duket gara më e nxehtë do të jetë në Gostivar ku përveç emrave të Arben Taravarit nga Aleanca për shqiptarët, Nevzat Bejta nga BDI, Arafat Shabani nga Besa, Visar Ademi si i pavarur, së fundmi aktivitete ka filluar edhe ish kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani! Profesori është parë në takime me figura të ndryshme të jetës shoqërore-politike, njofton TetovaSot.

Sipas burimeve për portalin TetovaSot ka patur takime me Fadil Zendelin dhe Vesel Memedin ndaras. Burimi thekson se profesor Rufi Osmani i ka takuar në një darkë aktivistët e RDK-së. Një takim i tillë është zhvilluar edhe në mes të Rufi Osmanit dhe Visar Ademit. Dihet që Ademi ka qenë aktivist i tij në kohën kur ishte kryetar komune. Ende nuk dihet a dëshiron ta ribashkojë RDK-në e përçarë apo do të kandidojë si i pavarur! /Tetovasot