Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “A Shoë” në të T7, ka thënë se ka thënë se LDK’ja do të insistojë në ta kërkojë postin e presidentit në negociatat për lidhjen e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në pyetjën e Adi Kastrës për deputetin Gashi, se a do të insistojë LDK’ja në postin e presidentit, Gashi ka thënë se do të insistojë me idenë e ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë.

“Ne vazhdojmë të kemi idenë e ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë dhe normalisht se do të insistojmë për postin e presidentit”, është shprehur Gashi në T7.

Gashi gjithashtu ka thënë se LDK’ja ende nuk ka vendosur të emëroj dikë për postin e presidentit, por vetëm kanë diskutuar.

“Nuk kemi vendosur kë do të emërojmë për postin e presidentit, por kemi diskutuar, megjithatë ende nuk kemi vendosur”, ka thënë Gashi.