Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Afrim Gashi, drejtues i njërit krah të Lëvizjes Besa thotë se qytetarët dhe anëtarësia e partisë është e zhgënjyer me ndarjen e Besës.

Sipas tij, nëse grupimi i tij do të tregojë rezultat në bashkëqeverisjen e vendit, atëherë Besa do të bëhet zgjedhja e parë që shqiptarët ta votojnë.

Ai parasheh bashkëpunim të vështirë me BDI-në në qeveri, por shpreson që partia në kuvend të rritet.

Gashi paralajmëron angazhim për profesionalizëm, vlera të larta morale në shoqëri, punë, barazi për të gjithë, si dhe mosdiskriminim.