Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkërisht me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Skender Rexhepi – Zejd, sot kanë zhvilluar takim me strukturat e kësaj Lëvizjeje në Kumanovë. Gjatë takimit me degën e Kumanovës dhe strukturat e saja, kryetari Afrim Gashi foli rreth situatës aktuale politike që ka vendi, hapat e mëtutjeshme të kësaj Lëvizjeje si dhe mundësinë eventuale të hyrjes së BESËS në qeverinë reformatore.
Pas fjalëve emocionuese drejtuara simpatizantëve të BESËS, kryetari Gashi tha: Ideja dhe vazhdimi i idealit të Besës duhet të jetë në frymën e zhvillimit dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në vend, shteti duhet të ketë zhvillim ekonomik dhe social duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve në vend, Maqedonia të ardhmen e saj duhet ta sheh drejt rrugëtimin në familjen euro-atlantike, NATO dhe BE.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, fjalë rasti kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd i cili aktivistëve të BESËS në Kumanovë, iu drejtua me këto fjalë motivuese duke thënë: Strukturat dhe njerëzit përreth idesë së Besës janë njerëzit që idealin e shohin si shpëtim për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve, ne domosdoshmërish duhet të punojmë dhe veprojmë që hallet dhe dertet e njerëzve ti jetësojmë në një të ardhme më të mirë –e ardhmja e mirë dhe e shëndosh vjen vetëm duke qenë bashkërisht.
Vlen të theksohet që Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin , nga java e kaluar ka filluar që të realizojë takime me strukturat e saja për të folur rreth ecurisë dhe situatës aktuale politike në vend. Ditëve në vijim pritet që kryetari Gashi, të vizitojë edhe degët tjera të kësaj lëvizjeje.