Dje në intervistën për TV Klan Maqedonia kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, duke folur për mossuksesin e referendumin, tha se “Lëvizja BESA qysh në fillim dhe në vazhdimësi ka thënë se mungesa e regjistrimit dhe lista e fryrë zgjedhore ishin arsyeja që referendumi dështoi.”

Sipas tij, për këto “përqindjet e referendumit nuk janë reale”.

Ai, madje, shtroi çështjen se ato lista janë fryrë qysh moti, që ashtu të mbahet e kufizuar fuqia e shqiptarëve, ndërsa kjo tash po i kthehet si bumerang shtetit.