E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta, themel i përparimit shoqëror

Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta, themel i përparimit shoqëror

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar mesazhin e kësaj feste si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Në urimin e tij, Gashi nënvizon rëndësinë e vlerave universale që bashkojnë një shoqëri – respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore – si shtylla të një bashkëjetese të shëndoshë dhe përparimtare.

Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.

Mesazhi i Pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj.”

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments