Thuajse 2 miliardë dollarë janë shpenzuar nga skuadrat e NBA gjatë merkatos së verës për rinovime kontratash.
Një shifër e lartë për të mbajtur yjet në ekipe. Këtë listë e kryeson Jayson Tatum i Boston Celtics, pasi kontrata e tij u rinovua me 5 vite të tjerë, deri në 2030, për thuajse 314 milionë dollarë në total, kontrata më e lartë në historinë e NBA.
Pas tij është Jamal Murray që firmosi për 4 vite të tjerë me Denver Nuggets për gati 208 milionë dollarë. Në listën e rinovimeve gjatë verës është edhe Steph Curry, i cili e vlerësoi që të rinovonte edhe me 1 vit tjetër me Golden State Warriors, duke e zgjatur qëndrimin e tij deri në sezonin 2026-2027.
Boston Celtics mban vendin e parë pasi vetëm për 3 rinovime ka shpenzuar gati gjysmë miliardë dollarë.