Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot organizon aksion protestues në mbrojtje të lirisë dhe sigurisë së gazetarëve.

 

Aksioni protestues do të mbahet në orën 12:00, tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

 

Kjo protestë erdhi si shkak pas sulmit të djeshëm ndaj Vehbi Kajtazit, gazetarit dhe kryeredaktorit të  Gazetës “Insajder”.