Të punësuarit në portalin e internetit A1on, Aleksander Todevski dhe Vllatko Zhellçeski sot do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike, transmeton FOL. Gazetarët të cilët u rrahën në mënyrë brutale në njërën nga protestat që u organizua nga ana e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, sot do të japin dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike.Për televizionin 24 thonë se presin që rasti të zbardhet dhe sulmuesit ta marrin dënimin që e meritojnë, sepse kanë sulmuar njerëz të cilët profesionalisht e kanë kryer punën e vet pas asnjë arsye.

Mbrëmjen e përgjakshme të 27 prillin ishin edhe dy gazetarë shqiptar të mbajtur peng deri në mëngjes. Gazetari i RTK-së dhe ai i Alsat-m pasi u nxoren nga Kuvendi, u dërguan në stacion policor që të merren në pyetje.