Po zbatohen masa parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit për gazetarët që shkuan në konferencën për shtyp të Stevo Pendarovski, e që mbahet në hapësira të hapura.

Në derë janë ngjitur afishet informative të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, karriget e gazetarëve një metër ndaras dhe gjithashtu është vendosur tryezë ku ka lëngje për dezinfektim të duave, fasuleta të lagështa dhe doreza për duar.

Në hyrje të Vila Vodno çdo gazetarit i është matur temperatura.

Gazetarët u njoftuan se nëse ndonjëri ka temperaturë më të lartë se 37.5 nuk mund të merr pjesë në konferencë për shtyp.