Gazetari Furkan Saliu ka komentuar me anë të një postimi në facebook shkarkimin e u.d. drejtorit të sh.f. “Bashkimi” – Gozitivar, Ziadin Nuredini të cilin njoftim e bëri të ditur, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili tha se ky vendim është marrë pas rastit me nxënësen Ëmbla, që shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Saliu ka shkruar se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka bërë më së shumti për personat me nevoja të veçanta.

Postimi i plotë

“Shkarkohet drejtori i Sh.F “Bashkimi”
Vendim i duhur. Mesazh i fuqishem po dergohet nga Gostivari, se ne shkollat tona nuk ka vend per diskriminim.
Komuna e Gostivarit eshte komuna qe iu ka kushtuar me shume vemendje se cdo komune personave me nevoja te vecanta prej dites se pare qe Taravari morri mandatin dhe do te ishte mekat qe gjithcka te shkoje poshte ne rast se nuk do te reagonte kryetari, ka pëfunduar gazetari Saliu.