Jeff Bezos, pronari i Washington Post, ndoqi një ngjarje në konsullatën Saudite në Stamboll të mërkurën, e cila është mbajtur për gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggi.

Siç shkruan Business Insider, Khashoggi, një kritik i princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, u vra në 2 tetor 2018, nga agjentët sauditë pasi hyri në konsullatë për të mbledhur dokumente martese.

Dhe Bezos, i filmuar nga analisti politik dhe gazetari Yusuf Erim, u pa duke dalë nga një makinë e zezë dhe duke hyrë aty, e cila është shitur në dhe nuk është më një konsull saudit.

Yusuf Erim@YusufErim79

Amazon CEO Jeff Bezos has arrived making a surprise appearance at the Jamal Khashoggi Memorial Event in Istanbul. https://twitter.com/YusufErim79/status/1179326220124770308 

Yusuf Erim@YusufErim79

Jamal Khashoggi Memorial Event in Istanbul in front of the Saudi Consulate is set to begin at 1:14pm with a moment of unsilence.

23 people are talking about this

Khashoggi shkroi artikuj që kritikonin princin e kurorës Saudite, të cilat u botuan nga Washington Post, të cilën Bezos e bleu në vitin 2014 për 250 milionë dollarë.

Bezos, i cili gjithashtu është pronar i Amazon, asnjëherë nuk e ka komentuar publikisht vrasjen.

Ministria e Jashtme Saudite “fshehtas dhe shpejt” shiti konsullatën me një çmim “të shkurtuar” në shtator, njoftoi transmetuesi turk HaberTurk.

Ngjarja Përkujtimore për Jamal Khashoggi filloi në 1:14 të pasdites ditën e mërkurë – koha e saktë kur Khashoggi ishte futur brenda, para se të vritej.