VMRO-Popullore e Lubço Georgievski ka bërë thirrje deri tek anëtarët e saj që mbështesin idetë e VMRO-së historike, që të mbështesin reformat në parti ose në të kundërtën, në një periudhë të ardhme të mbështesin VMRO-Popullores.

Gjithashtu nga kjo parti reagojnë ndaj mentalitetit të turmave edhe ndaj akuzave që i bëhen Manastirit Shën Jovan Bigorski për shkak të mbështetjes, që ky i fundit, i jep Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Në ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një fushatë të tërbuar kundër Partenij abacisë dhe vëllazërisë monastike të manastirit, për shkak të pozitës së tyre të shprehur në mënyrë të qartë në mbështetje për fqinjësi të mirë mes dy popujve dhe dy shteteve. Në këtë fushatë të pistë u bashkuan edhe disa portale të regjimit të mëparshëm, si dhe “intelektualë”, historianë dhe “patriotë” të shqetësuar që për 11 vite ishin në listat e pagave të majme nga regjimi i cili në mënyrë “patriotike” ka plaçkitur Maqedoninë.” thonë nga VMRO-Popullore.