Ish-kryeministri Ljupço Georgievski shpreson se seanca parlamentare mund të sjellë një kthesë.

“Nëse e dëgjon udhëheqësinë e LSDM-së, duket se gjithçka ka mbaruar. Nëse dëgjon atë të VMRO-DPMNE-së, asgjë nuk do të ndodhë. Dëshiroj që të gjendet një gjuhë e përbashkët”, ka thënë Georgievski gjaë emisionit Top Tema.

Më tej, ish-kryeministri Georgievski nuk beson se zgjedhjet do të sjellin një zgjidhje.

“Në zgjedhje përsëri do të ketë pyetje se kush është për PO dhe kush është kundër Marrëveshjes, sikur në referendum. Mendoj se me zgjedhjet do të konfirmojmë vetëm bllokimin. Zgjedhjet janë rrezik, sepse ata mund të varrosin marrëveshjen dhe BE-ja do të heqë dorë nga ne. Mendoj se zgjedhjet janë një rrugë e vështirë”.