Ministria e Shëndetësisë informon se sot pasdite janë diagnostifikuar edhe 6 persona me coronavirus.

Me këto pacientë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 76.

Nga Ministria thonë se po bëhen teste edhe për një pacient nga Kavadari.

Deri tani të infektuarit me coronavirus janë nga Shkupi, Dibra, Gostivari, Shtipi, Ohri dhe Kavadari.