Mbrëmjen e djeshme, një i ri është gjendur i vdekur në kanalin vaditës afër banesës së tij.

Bëhet fjalë për shtetasin L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Kanë qenë familjarë të cilët kanë njoftuar policinë ndërkohe që pas nxjerrjes së trupit nga kanali vaditës viktima është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.