Një trup i një grua 66 vjeçare është gjetur sot në një banesë në rrugën ‘8 shtatori’ në Veles.

Trupi është gjetur pasi që në polici kanë reaguar fqinjët për kundërmim të erës së keqe në banesë, ndërsa 66 vjeçarja ka jetuar e vetme.

“Policia ka kërkuar ekipin e Njësisë territoriale kundër zjarrit Veles për të ndërhyrë në banesë dhe në hyrje ka gjetur trupin e pajetë të gruas” thotë Veroljub Dodevski, zëdhënësi i SPB – Veles.

Ai sqaroi se është thirrur ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë ku është konstatuar vdekja pa shenje dhune.