ala e re e sanksioneve amerikane kundër Rusisë ka thelluar përçarjen mes aleatëve perëndimorë.

Gjermania i kërkoi Komisionit Evropian të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së kundër sanksioneve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Deklaratën e bëri ministrja gjermane e ekonomisë Brigitte Zypries, e cila i quajti sanksionet e reja amerikane ndaj Moskës “shkelje të ligjeve ndërkombëtare”.

Për ministren gjermane, amerikanët nuk mund të ndëshkojnë kompanitë gjermane.

Industrialistët gjermanë shprehën shqetësimin se sanksionet amerikane do të detyrojnë kompanitë gjermane të bashkëpunojnë për projektet e tubacioneve të gazit e naftës, që janë të rëndësishme për sektorin energjitik në Gjermani dhe që i shkaktojnë një dëm të madhe ekonomisë vendase nëse ndërpritet bashkëpunimi me Moskën.