Një nga organizatat që do të merret me shkollimin e imamëve do të jetë Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani (ZMD), thotë kryetari i kësaj organizate Aiman ​​Mazyek. “Nuk mund të ankohemi gjithmonë për shkak të imamëve nga jashtë”, thotë ai për DW. Themelimi i kësaj organizate është një hap pozitiv, i cili “është dashur të bëhet para shumë dekadave”, mendon Mazyek.Kushtetuta gjermane parashikon që shteti të mos përzihet në çështjet e bashkësive fetare. Por deputetja e ekologjistëve Polat thotë, se neutralitetit i shtetit sigurohet me formimin e një organizate të pavarur. Selia e kësaj organizate do të jetë në Saksoni të Poshtme. “Edhe Seminari për punën e rabinëve në Potsdam është financuar me paratë e shtetit dhe kjo strategji ka dhënë rezultatet e duhura”, pohon deputetja e Partisë ekologjiste. Këtu mendohet në mbështetjen nga shteti të kolegjit Abraham Geiger.

Polat mendon se kjo është në përputhje me Kushtetutën.Hapja e dyerveTeologjia islame për momentin mësohet vetëm në shkollat e larta në Münster, Tübingen, Osnabrück, Giessen dhe Erlangen-Nüremberg. Universiteti Humbold në Berlin ka hapur në tetor të këtij viti Institutin Teologjik Islam. Por studentët e teologjisë nuk mund të punojnë si imamë në Gjermani. Në këto institute nuk mësohet leximi i Kuranit, mënyra e lutjeve dhe punët praktike. Nëse një student do të bëhet imam, më pas ai duhet të ketë edhe një përgatitje të veçantë praktike.Në planet më të reja parashikohet të zgjidhet edhe ky problem. Ekspertët e fesë islame thonë se teologjia do të jetë pjesë e kësaj përgatitjeje. Ndërsa autoritetet parashikojnë edhe masat për funksionimin e modelit dhe shkollimin e duhur të imamëve në Gjermani. Profesori Rauf Ceylan nga Universiteti në Osnabrück e sheh këtë si një hap të mirë për “hapjen e dyerve”. Por ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi dhe se nuk duhet pritur tepër. „Me rëndësi është të fillohet, ndërsa me kohë ky projekt do të pranohet”, pohon profesori Rauf Ceylan.