Berlin – Tregu gjerman i punës në vitin 2016 ka shënuar një punësim rekord prej 43.5 milionë njerëzve.

Ky është numri më i madh i të punësuarve pas bashkimit të Gjermanisë.

Sipas Zyrës së Statistikave, numri i të punësuarve është rritur krahasuar me vitin e kaluar për 425.000, ose një për qind, raporton Deutsche Welle.

Kështu po vazhdon trendi i rritjes së punësimit i filluar dhjetë vjet më parë.

Numri i të papunëve në vitin 2016 ishte në nivelin më të ulët në 25 vitet e fundit dhe ishte rreth 2.56 milionë, apo një normë papunësie prej 5.7 për qind.

Presidenti i Odës së tregtisë dhe industrisë së Gjermanisë (DIHK), Eric Schweitzer, pret që në vitin aktual të hapen rreth 450.000 vende pune.

Ai tha se Gjermania në vitin 2017 do të shënojë  rritje ekonomike prej 1.2 përqind.