Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 426 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 30 pacientë pozitivë ose të dyshuar për KOVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 42 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Reparti infektiv në Tetovë ka 17 pacientë, në Veles trajtohen 31 pacientë dhe në Kumanovë 55 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. Në qendrën kovide në Ohër ka 50 pacientë, në Prilep 53, në qendrën kovide në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 28 pacientë. 49 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 18 në Koçan, 12 në Kërçovë, 23 në Kavadar, 12 në Gjevgjeli dhe 10 në Dibër pozitivë ose të dyshuar për coronavirus”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 766, ndërsa ka rreth 450 shtretër spitalë të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/