Me të filluar sezoni dimëror, ngasësit e veturave duhet të posedojnë zinxhirë dhe goma dimërore për veturat e tyre.

Sipas ligjit, për mosposedim të këtyre pajisjeve gjoba është 45 euro.  Disa qytetarët thonë se janë përgatitur me pajisje dimërore, ndërsa disa të tjerë duken të mos jenë të informuar për rregullat dimërore në komunikacion.

“Gjithçka që ka nevojë ka, posedoj zinxhir. Ndërsa gomat nuk ka nevojë ti ndërroj pasi që kemi zinxhir.”

“Ata të cilët do të udhëtojnë diku larg jashtë Shkupit do të duhet të porosisin pajisje dimërore. Ndërsa këtu nëpër Shkup do të mund t’i shfrytëzojmë të vjetrat”.

“I respektojnë afatet për ndërrimin e gomave të verës dhe dimrit. Janë të larta gjobat por ligji nuk është aq i obligueshëm ashtu sikur në vendet e Bashkimit Evropian”.

“Jo ende, por ja tash po shkoj të pajisem. Nuk i di çmimet e gjobave pasi që deri tani ka qenë gjithçka siç duhet”, thanë disa qytetarë.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj MPB deri te qytetarët apelon të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore”, nga MPB.

Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat.