Vittorio Sgarbi, kryetar i bashkisë së Sutrit në Itali, është një nga zërat kundër për vendosjen e maskës, por edhe kufizimeve të tjera të vendosura nga qeveria italian për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Deklarata e dhënë së fundmi nga ai ka bërë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm. Sgarbi u shpreh se kushdo që mban maskë do të gjobitet, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ajo është e parashikuar me ligj, ndërsa theksoi se në qytetin që ai drejton nuk ka raste me virusin që u ka marrë jetën me mijëra italianëve.

“Vetëm hajdutët dhe terroristët mbajnë maska”, ka thënë ai.

“Përdorimi i maskave ose i çdo veshje tjetër që e bën të vështirë njohën e një personi është i ndaluar në vendet publike”, thuhet në vendimin e marrë nga bashkia e këtij qyteti.

”Është qesharake që pasi hani ju vendosni maskën, kjo nuk ka kuptim. Këto janë mënyra qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me parandalimin e coronavirusit”, u shpreh Vittorio Sgarbi.

Autoritetet italianë të shëndetësisë janë duke kryer rreth 100 mijë teste për coronavirusin në ditë, ndërsa rastet e vdekjeve kanë rënë. Po ashtu, edhe numri i pacientëve në terapi intensive në Itali ka rënën nën 100 pacientë. /gazetatema/