Mbrëmë prej ora 20:00 deri në ora 01:00 pas mesnate Ministria për Punë të Brendshme ka kryer kontrolle të rrepta për sanksionimin e vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, me çrrastë janë sanksionuar 66 vozitës. Ata menjëherë janë larguar nga komunikacioni.

Numri më i madh i vozitësve që kanë drejtuar mjetet në gjendje të dehur është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 22, Manastir-11, tetove-7 dhe Shtip-6…”, njoftojnë nga MPB-ja.