Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Gjorçev nëpërmjet një konference për shtyp në selinë e partisë së tij, drejtoi pushteti disa pyetje për rastin ‘Haraçi’, përkatësisht, siç tha ai, për zhvatjet milionëshe.

“Ndaj këtyre pyetjeve duhet të përgjigjen Zoran Zaev, ministrat e tij dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Dje opinioni në Maqedonia pa informacione për dëshminë e Zoran Milevski. Pyetje është nëse ato fjalë janë vërtetë fjalë të Zoran Milevskit? Për këto fjalë presim vërtetim se janë për gjykimin e Milevskit. Pyetja është nëse kjo dëshmi është e besueshme dhe a janë fjalë të Milevskit? Cili person nga pushteti Zoran Zaevit i ka dhënë të dhëna për Bojan Jovanovskin në lidhje me hetimin e MPB”, tha Gjorçev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjorçev pyeti se “Kush i ka dhënë informacione Bojan Jovanovskit se ka hetim kundër tij?”.

“Nëse me të vërtetë është ashtu, atëherë vijojnë pyetjet tjera. Sa herë Zoran Zaev është takuar me Jovanovskin dhe Milevskin? Kur dhe sa herë janë takuar ministrat me Jovanovskin? Këto pyetje të rëndësishme parashtrohen për shkak se opinioni në Maqedoni pret me të drejtë përgjigje dhe se nëse kjo dëshmi është e besueshme atëherë Zoran Zaev dhe ministrat e tij duhet të përgjigjen për gjithë këto pyetje”, tha mes tjerash Gjorçev.