Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se edhe pse vendi po përballet me çështje dhe sfida serioze sa i përket ekzistimit dhe funksionimit të saj, partia që drejton ai, po gjen forca që të përmbush atë që e ka premtuar para opinionit, pa dalluar se për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë.

“Përderisa Zaev po mundohet të mashtron qytetarët shqiptarë me oferta të cilat nuk do ta përmirësojnë jetën e tyre, VMRO-DPMNE po realizon punë konkrete, ju mundëson maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbeve, boshnjakëve dhe vllehve në rajonin e Pollogut të kenë tubacion kryesor për furnizim me gaz natyror. Siç kemi premtuar në fushatë, tani më filloi ndërtimi i gazëpërçuesit nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar, si faza e parë, kjo në vlerë prej 29 milion euro, i cili do të ndërtohet në dy vitet e ardhshme”, ka shkruar Gruevski në “Facebook”.

Sipas tij, realizimi i projekteve të tilla është mesazhe deri tek ata që dëshirojnë të prishin shtetit.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë, as që të prishin bashkëjetesën në Maqedoni nëpërmjet ndarjeve, hapjen e çështjeve që nuk janë lëndë e bashkëjetesës por e konfliktit. VMRO-DPMNE do të vazhdoj të ndërtoj dhe krijoj, të realizoj premtime nga të cilat do të kenë dobi të gjithë qytetarët e Maqedonisë, edhe maqedonasit edhe shqiptarë dhe gjithë të tjerët”, shkruan Gruevski.

Ai ka thënë se VMRO-DPMNE kujdeset për të gjithë dhe kjo e bën të dallojnë nga LSDM.