Edita Tahiri duhet në mënyrë konstruktive të përfshihet në dialog për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare, por duhet të ndalojë së kërkuari për domosdoshmërinë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, pasi që kjo asnjëherë nuk do të ndodhë.

Kështu deklaroi sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndërkohë, që ministrja në detyrë për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri ka shfaqur dyshimin për seriozitetin e nismës së presidentit serb për dialogun e brendshëm në Kosovë, Gjuriq tha se Tahiri “është personi i fundit, e cila mund të akuzojë dikë për gënjeshtër”.