Trupi Gjykues i Gjykatës Administrative gjatë seancës së djeshme publike, ka shqyrtuar 19 nga gjithsej 28 paditë e dorëzuara nga partitë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për ankesat e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 15 tetor, përcjell Fol.

Janë shqyrtuar 16 padi nga OBRM-PDUKM, dy nga TMRO dhe një nga E Majta. Nga gjykata informojnë se vendimet mbi 19-të paditë e rishikuara do të shpallen gjatë ditës pas hartimit të tyre teknik.

Gjykata Administrative gjithashtu duhet të shqyrtojë edhe paditë e mbetura sot. Këshillat gjyqësorë të Gjykatës Administrative pas këtyre padive duhet të deklarohen pas 48 orëve pas parashtrimit të tyre. /Fol/