Gjykata e Apelit më 4 nëntor (e hënë) do të vendosë për dënimin me burg të ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe të akuzuarve tjerë në rastin “Titanik 2”.

Gjykatës informues për këtë lëndë është Tanja Milleva.

Në aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Titanik 2” të shqiptuar në mars të këtij viti, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj burg, ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, si dhe Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Elizabeta Stefanovska u dënuan me 3 vjet burg.

Fillimisht gjykata pranoi kërkesën e PSP-së për shqiptimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin dhe Ibraimin, ndërsa më pas ata u liruan pasi bëhej fjalë për procedurë të shkurtë.