Komiteti për mbrojtje të të drejtave sot e ka përshëndetur qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave dhe për rigjykim të rastit “Monstra”, me qëllim që të largohen dyshimet për besueshmëro dhe të zbardhet e vërteta, përcjell Fol.

Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës së Lartë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, si dhe ta kthejë lëndën për vendim të sërishëm, ndërsa organet kompetente dhe gjykata ta konfirmojnë të vërtetën dhe fajtorët të dënohen.

“Komiteti konsideron se qasja e tillë e Prokurorisë publike dhe gjyqësorit duhet të vazhdojë në mënyrë aktive edhe për të gjitha lëndët tjera, që janë raste të motivuara politike pa marrë parasysh konotacionin etnik në cilin do rast. PSP-ja duhet ta bëjë këtë gjithkund ku është kompetente dhe ku disponon materiale e përgjuara të paligjshme”, thuhet në kumtesën e sotme.

Nga Komiteti më tej shtojnë se reformat në gjyqësi do të mund të ndodhin, vetëm nëse paraprakisht zbardhen rastet e montuara, gjegjësisht të motivuara politikisht siç i quan bashkësia ndërkombëtare. /Fol/