Gjykata kushtetuese në seancën e sotme e konfirmoi tekstin e Vendimit për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për amnisti të sjellë miratuar në vitin 2009, për të cilin para dy javësh filloi procedurë.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij Ligji, presidenti i RM-së amnisti nuk mund të japë për personat e dënuar për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinore të bëra kundrejt fëmijëve dhe personave minoren, për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve, për vepër penale prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë dhe për vepër penale mundësim i përdorimit të lëndëve narkotike. Presidenti i RM-së nuk mund të japë amnisti personave shtetas të RM-së i cili vuan dënimin në RM, ndërsa është dënuar me gjykim të gjykatës ndërkombëtare penale.

Vendimi për fillimin e procedurës do të dorëzohet deri te organi i cili e ka sjellë Ligjin dhe ai është Kuvendi i RM-së, i cili megjithatë në afat të caktuar jo më të gjatë se 30 ditë duhet të japë mendimin e tij.

Sipas Gjykatës kushtetuese, mendimi i Kuvendit të RM-së respektohet, por nuk është vendimtar në vendimet e gjyqtarëve.

Nga Gjykata sqarojnë se pasi Kuvendi i RM-së do të japë përgjigje në kërkesën  gjykatësi-raportues do ta vendos lëndën në rend dite të seancës së Gjykatës kushtetuese në të cilën gjykatësit duhet të vendosin në mënyrë monitoruese, nëse do ta heqin ligjin ose do ta pengojnë procedurën.

Me ndryshimet e Ligjit nga viti 2009, presidenti i RM-së nuk kishte mundësi të amnistojë persona të cilët do të dënohen, mes tjerash edhe për parregullsi në zgjedhje.

Gjykatësit në seancën e sotme filluan procedurë për nenin 35, paragrafi 7 nga Ligji për sistem me një sportel dhe udhëheqje e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë.

Gjykata konsideron se nuk mund të kryejë shërbime pa kompensim dhe shpërblim, gjegjësisht agjenti duhet të paguajë për një shërbim të tillë.