Këshilli Gjyqësor Republikan (KGJR) të hënën do të zgjedh ushtruesit e detyrës së kryetarit në Gjykatën Supreme dhe atë Penale, pasi kryetarët aktual Lidija Nedelkova dhe Vlladimir Pançevski përfundojnë mandatin e tyre. Zgjedhja kryetarëve të rregullt në këto dy poste është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, andaj është vendosur që këto dy gjykata të kenë ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta. Përveç Pancevskit, kandidatë për kryetar në Gjykatën Penale janë edhe Vlladimir Tufekxhiq dhe Ivan Xholev, kurse për kryetar të gjykatës Supreme përveç kryetares aktuale Lidija Nedellkova kanë kandiduar edhe ish kryetari i gjykatës, Jovo Vangelovski si dhe gjykatëset Snezhana Bajlozova e Besa Ademi. Nga ana tjetër, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1- Shkup i përbërë nga gjykatësit Vladimir Pançevski, si kryetar i Këshillit të gjykatësve, Dijana Gruevska-Ilievska dhe Lubinka Bashevska, për herë të dytë refuzoi të lëshoj urdhër për kërkim në sistemet e kompjuterëve të operatorit të telekomunikimeve lidhur me rastin “Targeti”shkruan Alsat-M, njofton FOL.