Gjykata Supreme është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërrim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski nga lënda e Sead Koçanit.

PSP në fund të muajit mars bëri kërkesë për ndërrimin e Vangellovskit pas dyshimeve se mund të jetë i njëanshëm, bazuar në bisedat e përgjuara telefonike ku ai dëgjohet teksa flet me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”, në kohën duke qenë kryetar i Gjykatës Supreme.

Vangellovski kohë më parë pranoi publikisht se zëri në bombën e publikuar është i tij, se inicizimi është autentik, por i pyetur për kumbarinë me kryesuesin e Kuvendit Trajko Veljanovski, ai me ironi u përgjigj se “Mundet që edhe juve të ju bëhem kumbar nëse doni, me rëndësi është profesionalizmi”

Në seancën e përgjithshme e cila është e mbyllur për opinionin, do të shqyrtohen edhe ankesat e gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 të cilët shprehën pakënaqësinë për risistemimin e tyre në reparte më të ulëta se ku kanë qenë më parë. Risistemimin e bëri ushtruesi i detyrës  kryetar i Gjykatës Themelore, Stojançe Ribarev. /SHENJA/