Këshilli për vlerësimin e aktit prokuroues pranë Gjykatës Penale në Shkup pranoi aktakuzën për rastin TNT të PSP-së, përcjell Fol.

Sipas sistemit AKMIS, lënda do t’i caktohet gjyqtarit për veprim të mëtejshëm, i cili duhet të caktojë një datë për mbajtjen e seancës kryesore për “TNT”.

“TNT” i referohet shkatërrimit të kompleksit ‘Kosmos’ të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara në rastin ‘TNT’ për prishjen e kompleksit ‘Kosmos’ të mund të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore.

Në këtë rast të PSP-së dyshohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski, si dhe katër persona të tjerë. /Fol/