Një person i panjohur duke drejtuar veturën “Golf” ka goditur këmbësorin A.I (48) në Kumanovë me çka ka lëshuar vendin e ngjarjes.

MPB ka informuar se këmbësori më pas me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Klinikën në Kumanovë ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa është mbajtur në mjekim të mëtejmë.

Po merren masa për gjetjen e autorit që ka drejtuar veturën.