Goditja e radhës për BE vjen nga Suedia?

Prej kohësh Bashkimi Europian (BE) po përballet me krizë bashkëpunimi mes vendeve anëtare por dhe me një dëshirë të madhe për referendume largimesh nga blloku. Që pas largimit të Britanisë, blloku nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe ka pasur trazira që kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij.

Tashmë BE-ja po përballet me një goditje para zgjedhjeve në Suedi, ku një parti euroskeptike kërkon një referendum për daljen nga BE-ja të Suedisë. Zgjedhjet e përgjithshme suedeze do të mbahet më 9 shtator 2018.

Por kryeministri aktual Kjell Stefan Löfven dhe kreu i Social Demokratëve po përballet me humbje në këtë fazë të votimeve shkruan KJ. Një sondazh i YouGov tregoi se një e katërta e votuesve thonë se ata do të votonin për demokratët nëse zgjedhjet mbahen tani, që do të thotë se mbështetje e tyre është në pothuajse me dyfishim e nivelit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.

Në rritje janë dhe shqetësimet për emigracionin në Suedi, ku vendi pranoi 160.000 refugjatë gjatë 2015, e që kjo ka rritur mbështetjen për demokratët, duke i bërë jehonë ngritjes së partive populiste në të gjithë Europën.