Përplasjet në BDI sidomos kohëve të fundit, komentohen në forma të ndryshme.
Disa i quajnë vetëm si një përplasje artificiale për ta defokusuar opinionin, por e vërteta është ndryshe dhe duket se gjërat po kristalizohen edhe më shumë.Por cësthja mbetet nëse kjo fushatë e Mexhitit si një protagonist kryesorë i kësaj përplasjeje është ose jo e rastësishme, informon Fol.mk.

Kjo përplasje e vazhdueshme nuk është për një BDI ndryshe përbrenda, por është shumë më e thellë se kaq .
Të gjitha këto përplasje tek partia më e madhe shqiptare në pushtet kanë vetëm një shënjestër nga ana e Izet Mexhitit ku përmes figurave kryesore të partisë në të cilën është edhe vetë ai, me të cilë u ngrit, por rrallë ose thuajse asnjëherë ai nuk kapet me partitë kryesore maqedonase sic është VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja.

Sulmet e shpeshta te Mexhiti e bëjnë akoma më shumë të mistershme veprimin e tij në këtë konfliktualitet të hapur me bashkëpartiakët, por jo edhe me të tjerët jashtë taborit të tij.
Pra Izet Mexhiti asnjëherë nuk ka kritikuar LSDM-në dhe VMRO-në, por vetëm BDI-në.
E rastësishme kjo ose jo, ngre hipoteza të shumta se përse është kaq i zëshëm Mexhiti me disa struktura të larta të BDI-së që sot janë në funksione poashtu të larta shtetërore.

Goditje ndaj BDI-së nga Mexhiti mund të mos jenë të rastësishme ose jo të cojnë edhe në dyshime të tjera se përse është zgjedhur vetëm BDI për tu kritikuar, a është ai zëri ndryshe brenda partisë më të madhe shqiptare apo akoma më keq kjo goditje e pandërprerë ndaj BDI-së dhe z. Ali Ahmeti tregon se pikërisht z.Mexhiti është ose jo i kapur nga LSDM-ja.

Kjo mund të ndërlidhet edhe me një fakt tjetër që përflitet për babain e z. Mexhiti i cili vite më parë thuhet se ka patur një proces gjyqësorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndryshe gjatë pyetjeve të deputetëve Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti kërkoi nga ministrat e BDI-së të ndalojnë së fotografuari në vendin ku duhet të ndërtohet Autostrada Shkup-Bllacë por ta ndërtojnë sa më shpejt.

Mexhiti i bëri tre pyetje ekzekutivit të BDI-së udhehequr nga Artan Grubi. E para ishte për zonën industriale në Vizbeg, e dyta për përfaqësimin adekuat te ndërmarrjet private dhe e treta për premtimet zgjedhore Programi i Qeverisë./fol.mk/