Abdulla Mehmeti

Pronari e godet gomarin kur nuk ia kryen punët, nuk ia bart barrën, jo pse është gomar.

Kështu siç duket vepron edhe pushteti që nuk i godet kriminelët shqiptarë të politikës, përderisa ata ia kryejnë punët në rregull dhe me përkushtim: qartë, punojnë me zell kundër interesave të shqiptarëve!

Gjithë ato dosje krimesh të rënda, askush nuk dha llogari deri më sot!
Gjithë ato vjedhje të pasurisë dhe pronës shoqërore, askush nuk dha llogari!
Gjithë ato dosje dhe dëshmi të pakundërshtueshme për lidhje dhe shërbimet e huaja sekrete, askush nuk dha llogari!
Gjithë ato helmime, kontrabandë me drogë, askush nuk dha llogari!
Gjithë ato vrasje me porosi të kundështarëve politikë, askush nuk dha llogari!
Gjithë ky korrupsion, kriminalitet, krizë, dështim, prapambetje, kaos në shtet, askush nuk dha llogari!

Nëse asnjë qeveri nuk ndërmorri masa për dënimin e këtyre kriminelëve me brirrë, të cilët i njeh opinioni, atëherë populli e kupton që dikush përbrenda organeve të pushtetit punon për llogari të këtyre klaneve, krimit të organizuar, jo për interesin e shtetit dhe të qytetarëve!

(17.12.2017)