Prokuroria Themelore Publike – Gostivar dje ka bërë ekspertizë në vendngjarje prej se në ujërat e Vardarit ishte gjetur trupi I pajetë I një mashkulli të moshës mes 30 deri 40 vjec.

Njohuritë e para thonë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme të shkaktuar nga armë zjarri.

Me qëllim të vërtetimit të shkaqeve të vdekjes si dhe identifikimit të viktimës, Prokurori Publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të viktimës – njoftoi PTHP-ja.