Komuna e Gostivarit e cila drejtohet nga sekratari i përgjithëshëm i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari, por me Këshillin Komunal udhëheq koalicioni i drejtuar nga BDI, LSDM dhe RDK-ja e Vesel Memedit e cila ka shumicën e këshilltarëve dhe ka zgjedhur kryetarin e këshillit nga rradhët e BDI-së, shkruan Zhurnal.

Ky qe shkaku i përplasjeve midis kryetarit Taravari dhe Këshillit Komunal, të cilin ai e ka akuzuar për obstruksione me prapavijë dhe motive politike në dëm të qytetarëve.

Së fundmi “moll sherri” është bërë miratimi i Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2018.

Në senacën e së hënës këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe RDK-së së Vesel Memedit kanë bllokuar miratimin e buxhetit për vitin 2018 për Komunën e Gostivarit.

Kreu i kësaj Komune Arben Taravari ka akuzuar këshilltarët e shumicës dhe ka paralajmëruar se në rast se vazhdojnë bllokada e këtillë nga ana e shumicës së këshilltarëve, atëherë kjo situatë do të shpie drejt zgjedhjeve të reja për Këshilltarë Komunal.

“Kjo shumicë ka vendosur vazhdimisht të bllokojë, por unë ua rikujtoj se nuk e bllokojnë Arben Taravarin por komunën e Gostivarit. Unë dua të informoj gjithë qytetarët se buxheti i komunës së Gostivarit pengohet prej shumicës gjashtëmbëdhjetëshe, që ajo të futet në rend dite në mbledhjen e këshillit komunal. Nëse nuk kalon buxheti e dini, është një arsye që mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme për këshillin atëherë do jemi të detyruar, sepse s`mund të funksionojmë si të bllokuar”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Por çfarë thotë ligji për Vetëqverisje Lokale për zgjedhje të reja për këshilltarë komunal? Kur dhe si shpallen ato?

Ish-kryetari i komunës së Zhelinës dhe jurist me vokacion, Qenan Aliu thotë se këto çështje janë të rregulluara me ligj.

“Këshilli nëse nuk e miraton buxhetin e komunës deri më 31 dhjetor është i obliguar para se të kapë data 1 janar tëmiratoj Vnedim për finacim të përkohëshëm deri më 31 mars 2018. Nëse këshilli nuk e miratin buxhetin deri më 31 mars atëherë këshilli shpërbëhet me fuqi të ligjit dhe shkohet në zgjedhje të jashtzakonshme vetëm për këshill. Kurse nëse eventualisht nuk mirratohet edhe vendimi për fincim të përkohshëm analogë këshilli shpërbëhet me fuqi ligjore edhe pse këtë ligji nuke potencon, sepse këtu mund edhe ministria e finacave të lejojë funksionimin e thesarit përkohësisht, por nëse siç thash deri më 31 mars nuk e miraton buxheti atehërë vetë shpërbëhet”, sqaron Aliu.

Sipas Ligjit për Vetëqverisje Lokale mos miratimi i buxhetit deri më 31 mars është njëra prej arsyeve për shpërbërjen e këshillit sipas fuqisë së ligjit. Në këtë rast kryetari i komunës menjëherë dërgon njoftim deri te ministria për Pushtet Lokal se këshilli nuk e ka aprovuar buxhetin deri më 31 mars. Ministria e Pushtetit Lokal është e oliguar që në afta prej shtatë ditësh ta njofton Qeverinë. Qeveria pas marrjes së propozimit prej digasterit të pushtetit lokal është e obliguar në afat prej 30 ditëve (mundet edhe menjëherë) të sjell Aktvendim për shpërbërjen e Këshillit të komunës dhe organizimin e zgjedhje të reja vetëm për anëtarë të këshillit. Qeveria e njofton Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kështu që organizohen zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor, deri në zgjedhjen e këshilli kompetetncat e këshillit i zbaton kryetari i komunës. Këtë mënyrë e përcakton neni 74 ,75, 76, dhe i Ligjit për vetqeverisje lokale si dhe dispozitat e Ligjit për finacimin e komunave. Ndërkaq kur miratohet Vendim i përkohshëm për finacim , pjesë përbërse i vendimit është ehe plani finaciar i përkoshëm i cili përcakton shumat mujore sipas pozicioneve se sa mund të jenë pagesat për çdo muaj konkret. Pra Këshilli i komunës ka obligim ligjor të miratojë buxhetin ose vendimin për finansim të përkohshë, (Në ligj thuhet – (Советот е Должен).

Nje rast si ky kishte edhe Zhelina

Në vitin 2006 në një situatë të këtill ishte edhe komuna e Zhelinës, mirëpo Këshilltarët e kësaj komune pasi që kanë dështuar në miratimin e buxhetit për vitin 2006, kanë miratuar planin për financim të Komunës deri në muajn mars dhe më pas para 1 marsit kanë miratuar edhe buxhetin komunal dhe kështu që ju kanë ikur zgjedhjeve për këshillin komunal.