Dje (11 Tetor) në periudhën kohore nga ora 13 deri në 13 orë e 40 minuta, persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 64-vjeçarit nga Tetova me inicialet M.A. që ndodhet në rrugën “Video Smilevski-Bato” në Tetovë, njfton SPB e Tetovës.

Ata, duke shfrytëzuan avantazhin e mospranisë së pjesëtarëve të familjes në atë kohë, në shtëpi, me forcë kanë hapur derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht brenda banesën dhe nga dhoma e gjumit, dhe nga një raft kanë marrë: laptop, disa unaza ari, gjerdan, dhe një komplet “Swarovski” si dhe unaza të tjera dhe bizhuteri, një telefon celular dhe dy orë dore për burra dhe një orë dore për femra, ku pastaj pa u vërejtur janë larguar nga vend ngjarja në drejtim të panjohur.

Pas inspektimit ligjor do të përcaktohet fitimi total i pronës me të cilin autorët e kësaj vjedhje të rëndë kanë fituar në mënyrë të paligjshme dhe bëhet punohet për zbardhjen dhe kapjen e autorëve të krimit.