Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka,  feston ditën e sotme 28 vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë, ku urimet për mesfushorin kanë qenë të shumta.

Vëmendjen e ka tërhequr një urim romantik, i bërë nga bashkëshortja e lojtarit, Leonita, e cila ka postuar disa foto së bashku me Xhakën në “Instagram” dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Për sa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua.”

Kjo nuk është hera e parë që Leonita dhe Graniti i bëjnë dedikime të veçanta njëri-tjetrit, pasi kemi parë ta bëjnë disa herë këtë. Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze e cila quhet Ajna