Agjencia kundër korrupsionit në Maqedoni janë duke e hetuar Ministrinë e Kulturës dhe buxhetet e ndara për projekte artistike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për ndarje të këtyre mjeteve pati akuza për nepotizëm dhe ndarje të mjeteve për projektet e vetë anëtarëve të komisionit vlerësues.

OBRM-PDUKM-ja tha se Arlind Hyseini, shef i kabinetit të Sekretarit shtetëror të kësaj ministrie ka përfituar grante prej 660 mijë denarë.

Nga kjo ministri njoftojnë se janë duke pritur ankesa.