Shkruan Donika Bakiu

“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”- G.D. Anderson, Në vendin tonë a mund të themi se mungon gadishmëria për të ‘’ luftuar “? Femrat nuk janë të fuqishme po aq sa meshkujt ?! Jam e bindur se duhet dhe fuquzimi i gruas . Si fuqizohet një grua ? Gruaja fuqizohet jo vetëm duke fituar një pagë dhe duke organizuar shëtitje pa burra për 8 Marsin kurse ditët tjera … , e ndjejnë veten të festojnë vetëm një herë në vit kurse në shumë vende të Botës gratë janë në protesta .Gruaja fuqizohet duke mbajtur poste drejtuese të rëndësishme në vendimmarrje, duke mbajtur përgjegjësi dhe dhënë llogari, si dhe duke u paguar, sipas meritës jo më pak se një mashkull Nuk duhet të lejojmë të thonë ‘’ajo është femër ‘’ ose ‘’femra është vetëm për dekor ‘’.Gratë që janë në politikë nuk duhet të presin lëmoshë! Ato së pari kanë detyrë të promovojnë veten edhe të tjerat , nuk duhet të zënë një karige në parlament dhe të mos e marrin fjalën kurrë . Femrat nuk janë vetëm për dekor ato munden shumë e më shumë .Uroj të mos dëgjojmë e shohim femra të dhunuara, femra të vrara nga dora e njeriut! Një numër i madh i vajzave , grave janë të vrara për shumë pak vite! Sa fëmijë ngelën pa nëna për xhelozira të kota të baballarve të tyre! Sa vajza të reja nuk e gëzojnë jetën sepse një “jo” për një mashkull që se dashuruan ua mori jetën.Pse?!Dashuria nuk vret as nuk e ka vrarë askënd.Mendjet kriminale vrasin. Nuk ua kanë pasur borxh jetën zonjat ! Vajzat e gratë nuk janë pronë e askujt. Respektojeni gruan, vajzën çdo ditë e jo vetëm sot… Nuk duhet që sot të marrin lule e ditëve të tjera të dhunohen e të vriten! A është në rregull të themi” mora lule sot” e ta kemi fytyrën zi nga dhuna… Nuk është dita ndërkombëtare e nënës !?Ju uroj të keni një jetë të shtruar me petale trëndafilash, jeta juaj qoftë mjaltë e ëmbël kurse gjembat e trëndafilave uroj të mos i shijoni kurrë.
Gëzuar festën nëse vërtetë duhet të festojmë… duhet të kemi arsye!