Pas vrasjes së 35-vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastrës kanë reaguar menjëherë institucionet zyrtare greke dhe ato shqiptare.

Në këto momente në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë, ndërsa të pranishmit kanë shprehur revoltën për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj Policisë Shqiptare.

Protestuesit, sipas mediave helene u mblodhën pas thirrjeve në internet të publikuara nga sindikatat në Athinën Veriore dhe nga partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke” apo “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.

Mediat greke raportojnë së në protestën e cila po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë.

https://youtu.be/3W6kic_fRd8