Emisari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter i ka reaguar gazetës The New York Times.

The Neë York Times pati një shkrim ku thoshte se Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar t’i priste presidentin e Serbisë, dhe atë të Kosovës, të shtunën. Pastaj, udhëheqësi i Kosovës u akuzua për krime lufte.

“SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan The Neë York Times, të enjten.