Udhëheqësi i ekipit maqedonas prej 7 personash, ambasadori Viktor Gaber, është i kënaqur me bisedimet fillestare në çështjen me Greqinë. Ai ka thënë se bëheet fjalë për një vullnet në të dy anët, por në pyetje janë një numër i madh materialesh dhe tekstesh shkollore, shumica e të cilave do të rishikohen deri në shtator dhe qëllimi kryesor i të cilit është të jetë në dispozicion të gjeneratave të reja në një mënyrë që nuk do të shkaktojë momente të reja të padëshirueshme.

Në takimin e tijj në Selanik u miratua Rregullorja e Punës, e cila identifikon dinamikën e takimeve të ardhshme. Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që, sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika.

Lidhur me toponimet në tekstet shkollore, siç është emri i Selanikut, Manastirit etj., ai thekson se në këtë pjesë do të përdoren konventat ndërkombëtare që janë të favorshme për Maqedoninë.

Edhe pse nuk është e specifikuar, takimi i dytë pritet të ndodhë në janar, kur Maqedonia do të presë ekspertë grekë për çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore. Sipas Marrëveshjes së Prespës, puna e Komitetit do të monitorohet nga ministritë e jashtme të të dy vendeve.