Opsioni qytetar për Maqedoninë (GROM) sot ka vlerësuar se Prokuroia Speciale Publike më tërheqjen për rastin “Puç” ka aboluar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, transmeton Zhurnal.

“Arsyetimi i PSP-së më atë me të cilën tërhiqet nga akuza është  një “manipulim i lirë” duke argumentuar se vetëm ata e dinë dhe askush tjetër në vend. Për më tepër kjo tërheqjë , në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, e bënë një insiticuion jokushtetuës siç është PSP” ka deklarua Lupço Prençov nga GROM.

Ai ka pyetur se pse Zaev dhe bashkëpuntorët e tij, përderisa ata do të ishin të pastër, nuk lëjuan që gjyqi të vlerësoj nesë ekzistojnë baza për ndjekje penalë kundër tij.

Sipas partisë GROM me këtë hap të PSP-së hapen mundësi për abolime të reja.